170 miliardë dollarë janë shpenzuar në aplikacione vitin e kaluar

Mobile gaming është rritur gjithashtu ku njerëzit kanë shpenzuar 116 miliardë dollarë.

Njerëzit shpenzojnë mesatarisht 4.8 orë në ditë në telefonët e tyre celularë, sipas kompanisë së monitorimit të aplikacioneve App Annie.

Raporti i App Annie thotë se aplikacione janë shkarkuar 230 miliardë herë në 2021, ndërsa 170 miliardë dollarë janë shpenzuar në to.

TikTok ishte aplikacioni më i shkarkuar ndërsa krahasuar me 2020-ën përdoruesit po shpenzojnë 90% më shumë kohë.

Firma parashikoi se në gjysmën e dytë 2022 TikTok do të kishte 1.5 miliardë përdorues aktivë në muaj. Koha mesatare e shpenzuar në aplikacione mobile ishte 4 orë e 48 minuta, 30% më shumë krahasuar me 2019.

Ajo u përllogarit nga vëzhgime në 10 tregje të mëdha si India, Turqia, SHBA, Japonia, Meksika, Singapori dhe Kanadaja.

Përdoruesit në Brazil, Indonezi dhe Korenë e Jugut kalon 5 orë në ditë. Në çdo 10 minuta, 7 shpenzoheshin në aplikacione të medias sociale, të fotografive dhe videove.

Ekosistemi në tërësi është i shëndetshëm ku 2 milionë aplikacione dhe lojëra janë lançuar vetëm në 2021 ndërsa numri i aplikacioneve që fitojnë më tepër se 100 milionë dollarë është përbëjnë 20%.

Mobile gaming është rritur gjithashtu ku njerëzit kanë shpenzuar 116 miliardë dollarë.

YouTube ishte platforma video dhe streaming më popullore në internet ndjekur nga Netflix. /PCWorld