Ballina Lajmet Kosovë 18 kandidatët që pritet t’i zëvendësojnë deputetët që u bënë Ministra

18 kandidatët që pritet t’i zëvendësojnë deputetët që u bënë Ministra

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mbajti mbledhjen e 15-të këtë vit, e kryesuar nga Kreshnik Radoniqi, ku mori vendim për rekomandimin e 18 kandidatëve të radhës për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Vendimi u mor bazuar në kërkesën e presidentes së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, të dorëzuar më 12 shkurt 2026, për të rekomanduar kandidatët e ligjshëm që do të zëvendësojnë deputetët që kanë dhënë dorëheqje nga pozita e tyre.

Komisioni veproi në përputhje me nenin 112, paragrafi 4 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, duke certifikuar kandidatët e radhës nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvend, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Lista e kandidatëve të rekomanduar do të publikohen sipas tabelës zyrtare të KQZ-së. Ky proces siguron vijimësinë e përfaqësimit në Kuvend dhe zbatimin e rregullave ligjore për zëvendësimin e deputetëve.

Më poshtë gjeni 18 emrat e rekomanduar.

ALBIN KURTI – EGZON AZEMI

GLAUK KONJUFCA – FAHRUSH REXHEPI

HEKURAN MURATI- BAJRAM MAVRIQI

DONIKA GËRVALLA – SCHËARZ LUAN ALIU

XHELAL SVEÇLA – DRITON HYSENI

HAJRULLA ÇEKO – ENVER DUGOLLI

MIMOZA KUSARI LILA – ARIJETA REXHEPI

EJUP MAQEDONCI – SHQIPE ISUFI

ANDIN HOTI – AFËRDITA HAJRIZI

ARBEN VITIA – EJUP AHMETI

SARANDA BOGUJEVCI – AVDULLAH KLINAKU

ARMEND MUJA – MYTAHER HASKUKA

FITORE PACOLLI – DALIPI BYLBYL SOKOLI

ARTANE RIZVANOLLI – BERISHA ILIR QERIQI

DIMAL BASHA- MIMOZA SHALA

ELBERT KRASNIQI – FRIDON LALA

NENAD RAŠIĆ – LAZAR RADULOVIĆ

RASIM DEMIRI – BAHRIM ŠABANI.