2017-ta ishte viti me i nxehte i regjistruar

Organizata botërore meteorologjike ka deklaruar se viti që po lëmë pas ka qenë viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë.

“Tre vitet e fundit ishin vitet më të nxehta, dhe ky është një trend i ngrohjes afatgjatë”, tha Petter Taalas, udhëheqëi i WMO.

Sipas WMO, mesatarja e temperaturave në nëntë muajt e parë të kërij viti ishte 1.1 gradë më e madhe se e viteve të meparshme. Shumë shtete – ishuj janë të varur nga lartësia e tempëraturave, dhe për të mundësuar mbijetesën e tyre, temperaturat duhen zbritur për 1.5 gradë.

Ky vit ishte dëshmitarë i shkëputjes spektakolare të një akullnaje gjigande në Arktik, shkëputje e cila erdhi si pasojë e ngritjes globale të temperaturave. /MESAZHI/