25 persona nuk respektuan vendimin e qeverisë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën 25 persona nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë.

Gjatë së dielës 25 persona në tërë Kosovën janë ndaluar apo arrestuar nga policia për veprën “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Sipas njoftimit, vendimin e qeverisë për masat kundër përhapjes së koronavirusit më së shumti e kanë shkelur mitrovicasit gjatë së dielës, shkruan lajmi.net.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, në pjesën jugore të Mitrovicës 15 persona kanë shkelur vendimin qeverisë.

Më poshtë ju sjellim të gjitha rastet e veprës “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”:

Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 17.05.2020 – 01:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 17.05.2020 – 01:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

Rr. Bill Klinton, Prishtinë 17.05.2020 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

Fsh. Korishe, Prizren 17.05.2020 – 12:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

Rr.Brigada 125, Prizren 17.05.2020-14:05. Tre të dyshuar meshkuj kosovar janë shoqëruar në stacion policor pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Elez Geci dhe Maxhun Berisha, Deçan 16.05.2020 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rr. Xhelal Hajda, Rahovec 17.05.2020 – 08:35. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

Rr. Xhelal Hajda, Rahovec 17.05.2020 – 08:40. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

Mitrovicë 16.05.2020- 22:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë duke mbajtur të hapur lokalin e tij, në të cilin kishte katërmbëdhjetë persona të tjerë të cilëve nga inspektorët komunal u janë shqiptuar gjoba. I dyshuari gjatë arrestimit ka kanosur inspektorët. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.