Ballina Lajmet Kosovë 25 vjet burg për babanë që akuzohet se e mbyti me dru...

25 vjet burg për babanë që akuzohet se e mbyti me dru djalin e tij 14-vjeçar

Gjykata e Gjilanit e ka dënuar me 25 vjet burgim Gani Bërnjashi, i akuzuar se më 23 maj të vitit të kaluar e mbyti me të rrahura djalin e tij 14-vjeçar L.B.

“I akuzuari me datë 23.05.2018 në fshatin Karaçevë e Poshtme, Komuna e Kamenicës, me dashje eventuale ka privuar nga jeta në mënyrë mizore, djalin e tij, tani të ndjerin L. B. të moshës 14 vjeçare”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

I gjithë rasti kishte ndodhur kur Gani Bërnjashi kishte vërejtur se i kishin munguar një shumë parash (1 mijë e 500 euro), dhe për mungesën e tyre kishte kërkuar sqarime nga djali i tij 14 vjeçar.