30-vjetori i zbarkimit të emigrantëve shqiptarë, Rama në Itali: Dita e përkujtimit të vëllazërisë italo-shqiptare

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Otranto të Italisë, në përkujtim të 30-vjetorit të zbarkimit të emigrantëve shqiptarë në brigjet italiane.

Kryeministri Rama ka publikuar një foto pasi ka zbritur nga avioni në Itali.

“Otranto, Itali – Dita e përkujtimit, mirënjohjes, vëllazërisë italo-shqiptare”, shprehet Rama.

Tridhjetë vite më parë, emigrantët shqiptarë, të pashpresë, nxituan t’i iknin varfërisë dhe kaosit të krijuar në vend, pas rënies së regjimit komunist. /atsh