31 ndeshje pa humbje, ky është super Salzburgu

Salzburgu tregoi edhe njëherë tjetër se nuk është befasisht në raundin e 1/8 së finales në Europa Ligë.

Klubi austriak mposhti Borussia Dortmundin me rezultat 2-1 midis “Iduna Parkut” me dy gola të shënuar nga kosovari Valon Berisha, shkruan IndeksOnline.

Kampioni i Austrisë ka një rekord fantastik, që shumë gjigant europian duhet t’ia kenë lakmi. Salzburgu nuk ka humbur plotë 31 ndeshje zyrtare (10 barazime dhe 21 fitore).

Humbja e fundit që klubi austriak e pësoi ishte 27 gushti i 2017, kundër Strum Grazit.

Salzburg në Bundesligan austriake ka grumbulluar plotë 58 pikë në pozitën e parë. Kurse, në Europë do të ketë punë ta mbroj rezultatin në stadiumin e vet, më 15 mars kundër Dortmund.