319 raste të dyshuara të ekstremizmit të djathtë në ushtrinë gjermane

Eva Hogl

Autoritetet gjermane identifikuan të paktën 319 raste të dyshuara të ekstremizmit të krahut të djathtë në forcat e armatosura, tha ombudsmenja e forcave të armatosura parlamentare, Eva Hogl.

Hogl tha të martën se ekstremizmi i krahut të djathtë në ushtri mbetet një shqetësim pavarësisht një rënie të rasteve në 2022, krahasuar me vitin e kaluar.

“Ekstremizmi i krahut të djathtë është gjithashtu një problem në forcat e armatosura gjermane. Në total, 319 raste u raportuan vitin e kaluar”, tha ajo në një konferencë shtypi në Berlin.

“Ndërsa ulja është një zhvillim pozitiv, kjo është një çështje që duhet monitoruar nga afër.”

Vitin e kaluar, autoritetet identifikuan 327 ekstremistë të krahut të djathtë mes ushtarëve, policisë dhe oficerëve të inteligjencës.

Hogl tha se ushtria po merr masa të reja për të adresuar problemin, proceset disiplinore do të përshpejtohen dhe ata që kryejnë shkelje të tilla do të përjashtohen shpejt nga shërbimi ushtarak. /mesazhi