32 aksidente dhe 13 të arrestuar për 24 orë

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, 13 persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit. Prej tyre, 7 persona janë dërguar në mbajtje, tre në vuajtje të dënimit dhe të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. Po ashtu policia ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 32 aksidente në trafik, nga to 5 aksidente kanë qenë me të lënduar dhe 27 aksidente pa të lënduar. Policia ka raportuar se ka shqiptuar 923 tiketa trafiku.