32-vjeçari i plagosur në Skenderaj në gjendje të rëndë, i amputohet një pjesë e këmbës

Një nga të plagosurit me armë zjarri në Skenderaj ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajmin për teve1.info e konfirmoi drejtori i Klinikës Intensive në QKUK, Shaqir Uka, i cili tha se për shkak të lëndimeve të rënda, pacientit i është amputuar një pjesë e këmbës së djathtë.

“Është një 32-vjeçar është plagosur me armë zjarri, është sjellë nga spitali regjional i Mitrovicës pas lëndimeve me armë zjarri. Pas ekzaminimeve në qendrën emergjencë është sjellë për intervenim kirurgjik i cili është kry në orët e hershme të mëngjesit. Pacienti ka lëndime shumë serioze dhe të rënda në regjionin e nëngjurit të këmbës së djathtë, lëndime të cilat është tentu të riparohen përmes intervenimit kirurgjik, fatkeqësisht është e vërtetë që ka humb pjesën e shputës dhe një pjesë të nëngjurit të këmbës së djathtë. Pacienti vazhdon trajtimin mjekësor në mjekimin intensiv. Lëndimi është shumë serioz me implikime dhe në sisteme tjera të organeve. Ne jemi në fazën kur jemi duke tentuar të stabilizojmë gjendjen e përgjithshme të tij”, ka deklaruar Uka.