4 aplikacione që pretendojnë përmirësimin e shikimit

Më poshtë tregojmë disa aplikacione iOS dhe Android që janë dizajnuar për të përmirësuar shikimin tuaj.

Shumë njerëz me kalimin e viteve përjetojnë një rënie të fuqisë së shikimit. Për lodhjen e syve duke lexuar një paragraf, zhvillues aplikacionesh kanë menduar zgjidhje interesante në formën e aplikacioneve.

Më poshtë tregojmë disa aplikacione iOS dhe Android që janë dizajnuar për të përmirësuar shikimin tuaj.

  1. GlassesOff

Është një aplikacion shumë popullor për ushtrimin e syve. Aplikacioni pretendon se do tu ndihmojë të hiqni syzet përmes disa ushtrimeve si pjesë e një programi trajnimi.

Nëse është e vërtetë apo jo, nuk do të humbisni shumë duke e provuar.

Aplikacioni është për këdo që ka shikim të turbulluar, tension syri apo apo lodhje. Nuk është vetëm për ata që kanë probleme por edhe ata që vërejnë dobësim të shikimit.

Aplikacioni ofrohet në iOS dhe Android kundrejt një pagese mujore prej 9.99 dollarësh.

  1. Eyes Recovery Workout

Është një aplikacion Android që përqendrohet tek rikthimi i shikimit dhe qetësimit të syrit. Aplikacionin mund ta përdorni për ca minuta gjatë ditës.

Ka një ndërfaqe të thjeshtë dhe kushdo mund të navigojë nëpër aplikacion. Gjithashtu është pa pagesë për tu përdorur.

Eyes Recovery Workout për Android.

  1. Eye Workout: Eyesight Exercise

Është i disponueshëm vetëm në iOS dhe aplikacion ju jep përdoruesve katër lloje ushtrimesh për sytë: Qetësim, Përmirësim, Parandalim dhe Freskim. Në planin pa pagesë mund të aksesoni vetëm programin e qetësimit.

Eye Workout: Eyesight Exercise për iOS

  1. Eye Trainer App

Ky aplikacion ofron më shumë ushtrime duke u përqendrua në aspekte të ndryshme të syrit. Funksionaliteti Daily Training ka 12 ushtrime të syrit, nga nxehja, përqendrimi dhe qetësimi.

Edhe pse 12 ushtrime janë të mjaftueshëm për shumë përdorues, për të aksesuar ushtrime shtesë duhet të kaloni në planin PRO që kushton 0.99 dollarë në muaj ose 9.99 dollarë në vit.

Eye Trainer App për iOS

/PCWorld Albanian