Ballina Lajmet Rajon dhe Botë 4 zyrtarë të lartë ushtarakë iranianë të vrarë në sulmet SHBA-Izrael

4 zyrtarë të lartë ushtarakë iranianë të vrarë në sulmet SHBA-Izrael

Forcat e armatosura të Iranit kanë njoftuar se katër zyrtarë të lartë ushtarakë janë vrarë në sulmet amerikano-izraelite ndaj vendit, të cilat nisën një ditë më parë, transmeton Anadolu.

Siç raporton agjencia e lajmeve Fars, zyrtarët u shënjestruan teksa merrnin pjesë në një mbledhje të Këshillit të Mbrojtjes.

Nga atje thanë se të vrarët në sulme janë shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Abdolrahim Mousavi, komandanti i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Mohammad Pakpour, sekretari i Këshillit të Mbrojtjes, Ali Shamkhani dhe ministri i Mbrojtjes dhe Logjistikës së Forcave të Armatosura, Aziz Nasirzadeh.

Ushtria tha se emrat e komandantëve të tjerë të vrarë do të bëhen të ditur më vonë.

Më herët, autoritetet iraniane kishin konfirmuar vdekjen e Shamkhanit dhe Pakpourit. Përveç komandantëve të lartë, u konfirmua edhe vrasja e Udhëheqësit Suprem Ajatollah Khamenei. Është shpallur një periudhë zie 40-ditore dhe është emëruar një këshill i përkohshëm deri në zgjedhjen e pasardhësit.