43 civilë sirian të vrarë sot nga sulmet e Koalicionit

Të paktën 43 civilë u vranë sot në Siri si pasojë e një raund i ri i të sulmeve ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në qytetin verior Raqqa. Lajmin e bën të ditur agjencia shtetërore e lajmeve SANA.

Sipas kësaj agjencie, viktimat humbën jetën kur aeroplanët e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kryen disa sulme ajrore në mesditën e së shtunës, ku ishin te shënjestruara zonat e banimit në Raqqa. Poashtu shtatë fëmijë u vranë në Raqqa të premten gjatë natës si pasojë e sulmeve të tilla

Ndërkohë, Dina Asa’ad, një zyrtare e Gjysmëhënës së Kuqe Arabe (SARC), tha se koalicioni kreu poashtu një sulm tjetër të enjten mbrëma, ku ka përdorur fosfor të bardhë.

Sipas po këtij burimi, bombat me fosfor goditën Spitalin Kombëtar në Raqqas.

“Mbi 20 bomba goditën spitalin, ku si pasojë u dëmtuan gjeneratorët e energjisë elektrike, ambulancat dhe disa reparte brenda spitalit”, tha ajo.

Spitali shërben si i vetmi burim ndihme për mbi 100,000 njerëz në qytet, vuri në dukje ajo.

“Sulmet sulmuan shkollat ​​dhe furrat, madje edhe institucionet qeveritare janë shkatërruar plotësisht, ashtu si edhe puset e ujit në qytet”, tha ajo.

Granatimet dhe sulmet ajrore i goditën poashtu shkollat, bankat, tregjet dhe furrat, dhe rrugët janë bosh.

Dy muaj më parë, grupet kurde dhe ato të Forcave Demokratike Siriane, me ndihmën e SHBA- ve, lëshuan ​​një ofensivë të gjerë për të përzënë grupin terrorist ISIS nga Raqqa, duke marrur nën kontroll 45 përqind të qytetit. /MESAZHI/