5 diplomatë të Emirateve të Bashkuara vriten në Afganistan

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan sot se pesë diplomatë të saj u vranë në një sulm me bombë në Afganistan.

Në një deklaratë zyrtare, ato kanë thënë se do ta vendosin flamurin në gjysmë-shtizë për tri ditë, në nderim të të vrarëve në sulmin e të martës në Kandahar, Afganistan.

Në këtë sulm u vranë 11 persona, shkruan “RT”.

Ndërkohë, talibanët e kanë mohuar se ata e kishin planifikuar sulmin në Kandahar, ku po ashtu u plagos ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe në Afganistan.