5 të vdekur në Turqi, dyshohet për tragjedi familjare

Pesë vetë, duke përfshirë tre fëmijë, u gjetën të vdekur sot në shtëpinë e tyre në qytetin turk Mersin.

Sipas Daily Sabah, policia dyshon se Mehmet Kaya vrau gruan dhe tre fëmijët e tij para se të vriste veten në shtëpinë e tyre dykatëshe në rrethin e Akdenizit në Mersin.

Policia zbuloi trupat pasi fqinjët raportuan se nuk e shihnin familjen tashmë e një kohë të gjatë.

Autoritetet kanë siguruar zonën dhe po kryejnë hetime në shtëpi. /MESAZHI/