Lista e 50 më të mirëve në botë dhe më me ndikim në botën e restoranteve u shpall pak ditë më parë gjatë një ceremonie në Torino, Itali.
Pichaya Soontornyanakij u shpall “shefja më e mirë femër në botë”.
Vendi i parë shkoi për restorantin Maido, në Lima të Perusë, ndërkohë që Asador Etxebarri, në rajonin bask të Spanjës, mbajti vendin e dytë.
Quintonil në Meksikë, DiverXO në Madrid dhe Alchemist në Kopenhagen plotësuan pesëshen e parë.
“Ne flasim shumë për qëndrueshmërinë e mjedisit, por rrallë flasim për qëndrueshmërinë njerëzore”, tha Mitsuharu Tsumura, shefi i kuzhinës së Maido-s, i cili ka ndihmuar në ripërcaktimin e traditës shekullore japonezo-peruane për një audiencë moderne të kuzhinës.
Lista këtë vit u plotësua edhe nga restorante jashtë traditës evropiane të kuzhinës, të cilat ofrojnë prezantime inovative, shije eksperimentale dhe përbërës hiperlokalë.
Restoranti amerikan me renditjen më të lartë ishte Atomix, i cili nga vendi i gjashtë në vitin 2024, këtë vit u rendit i 12-ti mes listës së zgjeruar të 100 restoranteve të tjera amerikane.
Potong, në Bangkok, hyri në listë në vendin e 13-të. Ndërkohë, shefja e saj, Pichaya Soontornyanakij, mori çmimin “shefja më e mirë femër në botë”.
Lista është botuar për herë të parë në vitin 2002 nga një revistë e vogël industriale në Angli, revista Restaurant.
“50 restorantet më të mira në botë” lejon 1100 votues të saj të pranojnë vakte falas dhe përfitime të tjera.
Votuesit supozohet të mbeten anonimë, por shumë prej tyre janë shefa kuzhine, shkrimtarë ushqimi dhe ndikues të mediave sociale, të njohur në botën e gastronomisë.
Megjithatë, lista është kthyer në një udhërrëfyes popullor për gastroturistët në mbarë botën.
Lista më poshtë:
1. Maido, Lima
2. Asador Etxebarri, Atxondo, Spanjë
3. Quintonil, Meksikë
4. DiverXO, Madrid
5. Alchemist, Copenhagen
6. Gaggan, Bangkok
7. Sézanne, Tokio
8. Table by Bruno Verjus, Paris
9. Kjolle, Lima
10. Don Julio, Buenos Aires
11. Wing, Hong Kong
12. Atomix, New York
13. Potong, Bangkok
14. Plenitude, Paris
15. Ikoyi, Londër
16. Lido 84, Liqeni Garda,Itali
17. Sorn, Bangkok
18. Reale, Castel del Sangro, Itali
19. The Chairman, Hong Kong
20. Atelier Moessmer Norbert Niederkofler, Bruniko, Itali
21. Narisaëa, Tokio
22. Sühring, Bangkok
23. Borago, Santiago
24. Elkano, Getaria
25. Odette, Singapor
26. Merito, Lima
27. Trèsind Studio, Dubai
28. Lasai, Rio de Janeiro
29. Mingles, Seoul
30. Le Du, Bangkok
31. Le Calandre, Padova, Itali
32. Piazza Duomo, Alba, Itali
33. Steirereck, Vienë
34. Enigma, Barcelonë (Adria)
35. Nusara, Bangkok
36. Florilege, Tokio
37. Orfali Bros., Dubai
38. Frantzén, Stockholm
39. Mayta, Lima
40. Septime, Paris
41. Kadeau, Copenhagen
42. Belcanto, Lisbon
43. Uliassi, Senigal, Itali
44. La Cime, Osak
45. L’ Arpège, Paris
46. Rosetta, Meksikë
47. Vyn, Simrishamn, Suedi
48. Celele, Cartagena
49. Kol, Londër
50. Jan, Munih







