Izraeli mund të vrasë fëmijë palestinezë kur të dojë dhe sa të dojë edhe në paqe edhe në luftë, sepse për këtë shtet nuk vlejnë as ligjet ndërkombëtare as normat etike njerëzore.
Dhe nëse gjatë Luftës së Dytë Botërore me të drejtë thuhej se viktimat hebre nxirrnin ndërgjegjen e njerëzimit përpara gjyqit të historisë, atëherë edhe më bindshëm mund te thuhet se sot, në gjakun e fëmijëve palestinezë të Gazës, u mbyt ndërgjegjja e izraelitëve dhe e botës së ‘civilizuar’.
Në të vërtetë shtatë dekada me radhë, të përkrahur nga të ‘fortët’ e kësaj bote, përfshi edhe ‘sheikët’ arab, izraelitët janë duke e zhvilluar luftën ‘demografike’ për t’i zhdukur palestinezët, duke i dëbuar ata nga toka e tyre dhe duke e plaçkitur të papenguar pronën e tyre.
Dhe është e çuditshme, por e vërtet: përderisa bota e civilizuar distancohet nga një shtet i tillë, Shqipëria e Serbia ndjehen gjithnjë e më të afërta me këtë shtet gjenocidial!
Nga: Kim Mehmeti








