Apeli i sinqertë i një hebreu amerikan: Pse më tmerrojnë sionistët…!
Zbërthimi i një skote njerëzore që tashmë kërcënon dhe Shqipërinë
Nga David Spero
Unë po vajtoj Judaizmin, besimin në të cilin u rrita, i cili është shndërruar në një kult vdekjeje që e quan veten Sionizëm.
Kur shoh komentet në shkrimet e mia, ku sionistët më quajnë tradhtar e antisemitët thonë se hebrenjtë dëbohen me të drejtë nga çdo vend, kuptoj se ky rrezik na kërcënon të gjithëve.
Sionizmi nuk është ajo ideja e bukur për një atdhe të sigurt; ai është një shtojcë vdekjeprurëse e Perandorisë që po na çon të gjithëve drejt greminës.
Së pari, sionistët po i përdorin hebrenjtë si mburoja njerëzore. Strategjia e tyre është e thjeshtë: hedhin në erë spitale e komplekse banimi, vrasin foshnja dhe sapo dikush guxon t’i kritikojë, ata bërtasin “antisemitizëm!”.
Duke i thënë botës se çdo hebre mbështet krimet e tyre shtetërore, ata po ndezin një urrejtje të vërtetë ndaj nesh.
Ata janë paranojakë klasikë; besojnë se bota i urren sepse janë më të mirë se të tjerët, se kanë të drejtë të mbështesin vrasjet në masë dhe se të gjithë duhet ta pranojnë këtë. Por njerëzit u ngopën.
Konsensusi amerikan po thërmohet, imazhi i gjenocidit po transmetohet live dhe politikanët që marrin para nga AIPAC po ndëshkohen në votime.
Së dyti, dhuna izraelite është e tmerrshme. Ndërsa bota dëshmon krimet në Gaza, liderët e tyre si Netanyahu, Gallant e Smotrich flasin hapur për plane vrasjesh e luftërash të reja, duke u ankuar njëkohësisht se sa keq po trajtohen.
Ata kërcënojnë botën me arsenal bërthamor përmes të ashtuquajturit “Opsioni Samson”—një strategji vetëvrasëse ku po u rrezikua ekzistenca e tyre, do të shkatërrojnë mbarë planetin me armë bërthamore.
Qenia hebre nuk të mbron nga këta të çmendur. Izraeli e ka dëshmuar se zbaton “Direktivën Hannibal” edhe mbi civilët e vet, siç bëri më 7 tetor duke masakruar me helikopterë Apache qindra qytetarë në festivalin NOVA, për të fajësuar më pas Hamasin dhe për të justifikuar gjenocidin.
Së treti, hebrenjtë po përdoren si kokë turku për një perandori euro-amerikane në rënie. Historikisht, sundimtarët i kanë pasuruar hebrenjtë duke i vënë të bëjnë punët e pista (si mbledhja e taksave apo huadhënia), dhe kur kohët janë vështirësuar, i kanë dëbuar duke i bërë fajtorë për vuajtjet e masave.
Sot, perandoria perëndimore po bën të njëjtin kolonizim që ka bërë gjithmonë, por këtë herë po i bën hebrenjtë të hanë turpin e të duken si ekzekutorët e vetëm.
Kur ky sistem të shembet, një proces që Sionizmi po e përshpejton, miliarderët do të fshihen në ishujt e tyre privatë, ndërsa masa e hebrenjve të thjeshtë do të mbetet e izoluar dhe do të ndëshkohet për krimet e elitës.
Është koha të refuzojmë Sionizmin. Nëse jeni pjesë e një komuniteti apo institucioni që ende e mbështet Izraelin, edukojeni atë. Nëse jo, merrni çdo aksion politik anti-sionist që mundeni. Jetët tona varen nga kjo. /tesheshi








