700 mijë të vaksinuar në Shqipëri

Në Shqipëri deri më tani ka arritur në 700 mijë numri i qytetarëve të vaksinuar. Këtë lajm e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një statusi në Facebook.

Kujtojmë se Shqipëria tanimë ka arritur marrëveshje me disa kompani prodhuese duke siguruar doza të mjaftueshme të vaksinave.

Ndërsa Kosova ende nuk ka asnjë kontratë me asnjërën nga kompanitë prodhuese të vaksinave antiCovid.

Kosova deri më tani ka arritur të sigurojë vaksina vetëm si donacion.