Ballina Lajmet Rajon dhe Botë 738 hafizë në Kayseri të Turqisë pajisen me certifikata

738 hafizë në Kayseri të Turqisë pajisen me certifikata

Në qytetin e Kayserit, në Turqi, është organizuar ceremonia e ndarjes së certifikatave për 738 hafizë, të cilët kanë përfunduar me sukses mësimin përmendësh të Kur’anit të shenjtë.

Ceremonia u organizua nga Myftinia Rajonale e Kayserit dhe u mbajt në Qendrën Sportive dhe të Kongreseve Kadir Has, në praninë e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, autoriteteve fetare, organizatave të shoqërisë civile, familjarëve dhe qytetarëve të shumtë.

Në program u lexuan pjesë nga Kur’ani i shenjtë nga kori muzikor i Myftinisë së Kayserit, ndërsa ceremonia vazhdoi me recitime kuranore dhe lutje.

Të 738 hafizët që përfunduan me sukses programin e hifzit u pajisën me certifikata, ndërsa me këtë rast atyre iu ndanë edhe dhurata të ndryshme.

Ceremonia përfundoi me urime dhe përgëzime për hafizët dhe familjet e tyre, të cilët ndanë së bashku gëzimin për këtë arritje të rëndësishme fetare. /mesazhi