Ballina Lajmet Kosovë 80 persona kërkuan ndihmë mjekësore në Han të Elezit për shkak të...

80 persona kërkuan ndihmë mjekësore në Han të Elezit për shkak të diarresë dhe vjelljes

80 persona me simptoma të diarresë dhe vjelljes kanë pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Han të Elezit.

Kështu ka bërë të ditur për teve1.info zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se nga data 13 deri më 15 korrik janë trajtuar gjithsej 80 persona.

Sipas Policisë, për këtë situatë janë njoftuar edhe institucionet përkatëse, përfshirë Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, të cilat po merren me trajtimin dhe verifikimin e rastit.

“Ju njoftojmë se, sipas të dhënave të pranuara nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit, nga data 13.07.2026 deri më 15.07.2026, janë trajtuar rreth 80 persona me simptoma të diarresë dhe vjelljes. Lidhur me këtë situatë janë njoftuar edhe institucionet përkatëse, përfshirë Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), të cilat janë duke e trajtuar rastin. Këto janë informacionet e pranuara nga QKMF në Han të Elezit. Ndërkohë, ju njoftojmë se në Policinë Rajonale të Ferizajt, deri në këtë moment, nuk është raportuar asnjë rast lidhur me këtë çështje”, ka deklaruar Veseli.