Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në takim lamtumirës atasheun e mbrojtjes së ShBA-së Kolonelin Ashley J. Berg të cilin e falënderoi për angazhimin e tij në ngritjen e bashkëpunimit bilateral në mes të FSK-së dhe ushtrisë së ShBA-së, si dhe vlerësoi lartë angazhimin e tij në ofrimin e mbështetjes së SHBA-së në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së drejt arritjes së kapaciteteve të plota operacionale.
Po ashtu më herët Gjeneral Jashari ka pritur në takim lamtumirës edhe atasheun ushtarak të ShBA-së, Nënkolonelin Jonathan Shaw të cilin e ka falënderuar për angazhimin e tij në ngritjen profesionale dhe avancimin e kapaciteteve të FSK-së, transmeton Klankosova.tv.
“Më pas GLT Jashari u ka ndarë medaljen “shërbim vetëmohues” të dy atasheve për kontributin e dhënë dhe angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm në mbështetje të FSK-së gjatë shërbimit si atashe të SHBA-së në Republikën e Kosovës. Në fund të takimit, GLT Jashari uroj atashetë e ri të SHBA-së për pranimin e detyrave me të cilët do të vazhdoj bashkëpunimi profesional me interes të ndërsjellë”, thuhet në njoftim.







