Ballina Artikuj Po të kisha mundësi këto fjalë do ti kisha vendosur në çdo...

Po të kisha mundësi këto fjalë do ti kisha vendosur në çdo derë Xhamie…🕌

Hoxhë Vladimir Kera

“Kushdo që jep një gjykim fetar (hukm) për njerëzit bazuar vetëm në atë që transmetohet në libra, pavarësisht nga fakti se këta njerëz ndryshojnë në zakonet, traditat, kohën, vendndodhjen, gjendjen dhe rrethanat e tyre, ai ka humbur dhe do të bëjë që të tjerët të humbasin.
Abuzimi që ai ka bërë ndaj fesë është më i madh në përmasa sesa abuzimi i bërë nga një mjek mbi trupat e njerëzve, të cilët ai i trajton të gjithë nisur nga ajo që gjen në një manual të vetëm mbi mjekësinë, pavarësisht dallimeve në vend, zakon, kohë ose prirjeve natyrore.
Në fakt, ky mjek injorant dhe ky “myfti” injorant përbëjnë dëmin më të madh për mirëqenien fetare dhe fizike të njerëzve dhe ne kërkojmë ndihmën e Allahut kundër njerëzve të tillë.”
—–
📖 Ibn Kajim El-Xheuzijeh, Iʿlam el-muakiin (Bejrut: Dar al-Xhil,1393/1973), vol.3, f. 78.

Hoxhë Vladimir Kera