Krijohet një detergjent me bazë vegjetale dhe të biodegradueshme. Arrin të pastrojë 96% të gjurmëve të pesticideve nga frutat dhe zarzavatet. Është eksperimentuar nga një ekip kërkimor i Universitetit British Columbia në SHBA dhe publikuar në revistën shkencore ACS Nano.
Qëllimi ishte krijimi i një pastruesi të sigurtë për shëndetin, të thjeshtë dhe ekonomik që të përmirësojë sigurinë dhe cilësine e ushqimeve, në një kohë që përdorimi i pesticideve, por edhe faktorë të tjerë ndikojnë tej mase në shëndetin publik dhe përhapje infeksionesh vetëm nga çka konsumojmë.
Detergjenti i ri përbëhet nga niseshte dhe një përpunim me molekula hekuri dhe acid tanik, që gjendet tek çaji dhe vera, përgjegjës edhe për shijen.
Kjo përbërje ka aftësinë të perthithë pesticidet , që janë të vështira të pastrohen dhe të zhdukësh gjurmët e tyre nga frutat e perimet vetëm me ujë.
Në testet e zhvilluara, ka zhdukur gjurmët e 96% të pesticideve, ndërkohë që pastrimi normal me ujë të bollshëm, me sodë buke apo thjesht niseshte në kushte shtëpie, largon më pak se gjysmën e tyre.
Gjithashtu ky solucion ka edhe veti mbrojtëse dhe antimikrobik, pasi ndikon edhe në ruajtjen e frutave e zarzavateve për kohë më të gjatë.








