A është rezistenca ndaj insulinës e njëjtë me diabetin?

Megjithëse rezistenca ndaj insulinës dhe diabeti nuk janë të njëjta, ato janë të lidhura dhe njëra mund të ndikojë tek tjetra. Trajtimi mund të varet nga ajo që shkakton rezistencë ndaj insulinës dhe nëse jeni diagnostikuar me diabet.

Rezistenca ndaj insulinës dhe diabeti janë të lidhura ngushtë. Por jo të gjithë ata që janë rezistent ndaj insulinës kanë diabet dhe jo të gjithë njerëzit me diabet janë rezistent ndaj insulinës.

Megjithatë, rezistenca ndaj insulinës rrit shanset për të zhvilluar si prediabetin ashtu edhe diabetin e tipit 2, në veçanti, raporton Healthline.

Ky artikull shpjegon ngjashmëritë dhe ndryshimet midis rezistencës ndaj insulinës dhe diabetit.

Edhe pse të ndërlidhura, ato janë krejt të ndryshme.

Të dyja janë të lidhura me aftësinë e trupit tuaj për të prodhuar ose përdorur insulinë, një hormon kyç që lejon glukozën të hyjë në qelizat e trupit nga qarkullimi i gjakut për t’u përdorur për energji. Kur dikush ka prediabet ose diabet ose po zhvillon rezistencë ndaj insulinës, trupi i tij nuk mund të krijojë ose përdorë saktë insulinën siç do të bënte natyrshëm.

Nëse trupi juaj duhet të sekretojë më shumë insulinë se zakonisht për të menaxhuar në mënyrë adekuate nivelet e sheqerit në gjak, atëherë ju keni rezistencë ndaj insulinës.

Shumë njerëz janë rezistent ndaj insulinës, por nuk kanë diabet.