A vazhdojmë të ndryshojmë kur i kapërcejmë të dyzetat ose të pesëdhjetat?

Elmaz Fida

“Po, unë ndryshoj”, kështu u përgjigj një zonjë e cila kishte mbushur shtatëdhjetë vjeçe. Kur e pyetën se çfarë kishte ndryshuar tek ajo, u përgjigj:
1- Kuptova që nuk jam si atlasi i mitologjisë greke dhe që bota nuk qëndron mbi kurrizin tim!
Po, ndryshoj
2 -Kam hequr dorë nga bërja pazar me shitësin e fruta-perimeve. Në fund të fundit, disa qindarka më shumë nuk do të më bëjnë më të pasur, por mund ta ndihmojnë atë të sigurojë ushqimet për fëmijët!
Po, ndryshoj
3- Fillova të mos pres kusurin sa herë që paguaj taksistin. Ai kusur mund ti dhurojë një buzëqeshje atij qe punon më shumë se unë për të siguruar jetesën!
Po, ndryshoj
4- Kam mësuar të mos i kritikoj njerëzit edhe kur e kuptoj që e kanë gabim. Nuk më intereson më të ndryshoj askënd dhe s’u kërkoj të bëhen të përsosur. Paqja me të gjithë është më e mirë se përsosja imagjinare!
Po, ndryshoj
5- Fillova të praktikoj artin e komplimenteve bujarisht dhe lirisht, pa hipokrizi. Nga përvoja mësova se kjo përmirëson humorin jo vetëm për personin që merr komplimentin, por veçanërisht edhe mua që e jap!
Po, ndryshoj.
6- Mësova të mos më shqetësojnë rrudhat apo papastërtitë e këmishës. Forca e karakterit është shumë më e rëndësishme se pamja e jashtme!
Po, ndryshoj.
7- Fillova të distancohem në heshtje nga njerëzit që nuk më vlerësojnë. Ata mund të mos e dinë vlerën time, por unë e di shumë mirë se kush jam! Nuk më interesojnë më ata që më zhgënjejnë, sepse e di që Zoti po i largon nga unë sepse nuk e meritojnë të jenë në rrethin e njerëzve të mi.
Po, ndryshoj
8- Jam bërë e ftohtë si akulli kur përballem me dikë që më provokon në mënyrë agresive, për të më përfshirë në debate shterpë. Gjithsesi, në fund nuk do të mbetet asgjë nga argumentet e thëna. Tashmë nuk duroj më si më parë, ndaj them: “Ke të drejtë” dhe tërhiqem në heshtje.
Po, ndryshoj
9- Kam mësuar ta jetoj pozitivisht çdo ditë dhe të merrem me punët e mia. Motoja ime eshte (Bëje të mirën dhe hidhe në det)
Po, ndryshoj
10- Bëj gjithçka që më bën të ndihem e lumtur dhe shijoj jetën time, pasi jeta kalon. Fëmijët e mi janë pjesë e jetës sime, por nuk janë e gjithë jeta ime. Kam filluar ti shijoj marrëdhëniet e mia me Zotin më shumë sesa nënshtrimin ndaj Tij. Pas vdekjes sime, vallë sa njerëz do të më kujtojnë dhe për sa kohë??
E kuptova se jam unë përgjegjëse për lumturinë time në këtë botë dhe në tjetrën.

 

Nga: Elmaz Fida