“Aeroplanmbajtësja kineze kaloi përmes Ngushticës së Tajvanit” – VIDEO

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit njoftoi se aeroplanmbajtësja kineze “Shandong” lundroi përmes Ngushticës së Tajvanit, e shoqëruar nga dy anije të tjera, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e ministrisë të publikuar dje thuhet se flota shkoi “në perëndim të vijës mesatare, duke u nisur drejt veriut”, duke iu referuar kufirit jozyrtar në mes të ngushticës që ndan ishullin nga Azia kontinentale.

Ky veprim erdhi pasi raportohet se të enjten, Tajvani pranoi dërgesën e parë të raketave Stinger nga SHBA-ja në kuadër të programit të ndihmës ushtarake emergjente.

Taipei njoftoi se po monitoron situatën dhe do të përgjigjet në përputhje me rrethanat.