Agjerimi, drite e mendjes dhe e zemrës

Motra dhe vellezer, me lejoni qysh ne fillim te ju deshiroj nje kryengritje sa me te suksesshme kunder mekatit, ne muajin dhe ibadetin me te suksesshem te kryengritjes kunder mekatit.

Kete do e bejme nese mëndja ime dhe e juaja na flasin dhe thërrasin t’i përgjigjemi thirrjes e cila na vjen nga mbi shtatë palë qiej:
“الم يأن للذين آمنوا ان تخشع قلوبهم لذكرالله وما نزل من الحق ولا يكونوا كالذين اوتواالكتاب من قبل فطال عليهم الامد فقست قلوبهم وكثير منهم فاسقون” (الحديد ١٦)
“A nuk ka ardhur koha t’u nënshtrohen zemrat e besimtarëve përkujtesës së Allahut dhe së vërtetës që zbriti? Të mos bëhen si ata që iu ishte dhënë libri më parë dhe iu zgjat koha e u ngurtësuan zemrat e tyre. Shumë prej tyre janë të pabindur.” (El Hadid, 16)

Po o Krijuesi ynë po, pa dyshim se ajo tashmë ka ardhur, dhe po na troket në derë e dritare neve dhe gjithë atyre që u shkoi jeta pa të njohur Ty-e qe në fakt kjo i bie pa e njohur veten, sepse :Ai që njohu veten, njohu dhe Krijuesin e tij. Ka ardhur për neve që na shkuan 11 muaj dhe zemrat tona nuk u dridhën për shkak të mënxyrës, e cila na i mbuloi ato nga dita në ditë, nga java në javë dhe nga muaji në muaj.

Flladet e saj tashmë po i ndijnë Shqipëritë tona, po i ndinë Ummeti ynë, po i ndinë globi dhe e gjithë Gjithësia! Eja natë e parë e ramazanit dhe na liro nga kthetrat e djajve, cytjet dhe vesveset që ata po na i bëjnë për 11 muaj rrjesht:
Pejgamberi ynë a.s ka thënë:”Kur vjen muaji i Ramazanit – ose kur është nata e parë e Ramazanit – prangosen djajtë, mbyllen dyert e zjarrit, asnjë derë e tij nuk hapet, hapen dyert e xhenetit e nuk mbyllet asnjë derë e tij, dhe thërret një thirrës: “O ti që kërkon të mirën, eja! O ti që kërkon të keqen, largohu (nga ajo e keqe). Allahu liron nga zjarri çdo ditë.” ( Tirmidhiu, Ibn Maxheh dhe Ibn Huzejmeh).

Ditët dhe netët e ramazanit janë ato që bëjnë pajtimin më paqësor ndërmjet zemrës, mendjës dhe trupit. Janë ato që na i stërvisin unin e nefsin për t’iu nënshtruar shpirtit e zemrës, për ta gëzu dhe mëndjën e cila 11 muaj e fton nefsin tonë dhe e informon se përdorimi i tepërt i sheqernave e dëmton shëndetin, yndyrnat e shumë ushqime tjera gjithashtu, por nefsi ynë i pa bërë terbije, vazhdimisht refuzon dhe e bënë të kundërtën!

Kjo na bënë me dije se idhulli mëndje, të cilin e adhurojnë jo pak njerëz bashkohorë, të pamëndurat e shumta që ndodhin në prani të saj, nuk do i ndalë pa ndodhur pajtimi i saj me zemrën dhe shpirtin. Pejgamberi (Paqja qoftë mbi të) ka thënë:”Me të vërtetë në trup ka një copë mishi, nëse ajo copë mishi është e mirë, i tërë trupi është i mirë dhe nëse ajo prishet atëherë prishet i tërë trupi, ajo copëz mishi ëshë zemra”. (Buhariu dhe Muslimi).
E kush e qetëson dhe rehaton më mirë zemrën se sa Dhikri dhe Agjërimi?! Gjatë ditës në ramazan braktisim epshin dhe ushqimin, por ushqejmë zemrën dhe shpirtin.

Nga Ebu Hurejra r.a përcillet se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Çdo vepër e mirë e birit të Ademit shumëfishohet në dhjetë herë deri në shtatëqind herë. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Përveç agjërimit, sepse ai është për Mua dhe jam Unë që shpërblejë për të, ai (njeriu) braktis epshin dhe ushqimin e tij për hatrin Tim.”” (Muslimi)

Pa këtë ushqim shpirtërorë, muslimanët nuk do regjistronin ato gjurmë të pashlyeshme në mejdane të ndryshme jetësore dhe as në mejdanin e betejave historike! Dr Mutafa Sibai thotë: “Shikoni muslimanët, të cilët në betejën e Bedrit qe u zhvillua ne diten e 17 te Ramazanit, edhe pse ishin pakicë, korren fitore te bindshme, te cilen e amshoi Kur’ani Famëlartë…

A mendoni se do korrnin sukses, sikur te mos e kishte perforcuar agjerimi ne shpirterat e tyre fuqinë, te verteten dhe lirine e plote shpirterore?!
Ata (mbroheshin) dhe sulmonin me fuqinë e Zotit, qellonin me fuqine e Zotit, sulmi i tyre kishte per qellim Te Verteten.”

Pastaj shikoni fitoret tona ne betejat e Jermukut, Kadisejjes, Ajn Xhalutit, Hittinit, Rodosit, çlirimit te Stambollit dhe sa betejave e fitoreve tjera ne kohen tone bashkohore e deri te sakrifikimi tejkohorë i familjës Jashari dhe Komandatit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari! A do mund te ndodhnin ne ate menyre mahnitese, qe i habitnin edhe hulumtuesit me te medhenj, sikur te mos ishin fituar me karakteristikat e agjeruesve, si ndershmeria, krenaria, sakrifikimi, durimi ndaj veshtiresive, nenshtrimi para Zotit dhe zhvlerësimi i fuqive destruktive.

Për fund i kujtoj vetes dhe juve ligjerimin qe beri Muhammedi a.s per Ummetin ne ditet e fundit te muajit Shaban-e në të cilat jemi edhe ne-kur tha:” O ju njerez, eshte afruar muaji famelarte dhe i begatshem, ne te cilin eshte nata qe vleresohet me teper se nje mije muaj, ne te cilin obligohen agjerimi dhe lutja vullnetare (namazi nates), kush vepron pak, fiton shume, dhe ai qe kryen nje farz ne te, sikur ka kryer shtatedhjete farze ne nje kohe tjeter. Ky eshte muaji i durimit, kurse durimi shperblehet me xhennet, ky eshte muaji i barazise dhe i shtimit te furnizimit (rrizkut) te besimtarit, ai qe ushqen ndonje agjerues i falen mekatet, shpeton nga zjarri dhe nuk i pakesohet shperblimi fare.”

Te shtunden do hyme ne Ramazan, prandaj, ata qe e trajtojne ate si muaj i urise se dites, ngopjes se nates dhe leximit formal te Kur’anit dhe fjetjes ditore neper xhami, nuk do te kene kurrfare dobie prej tij!

Allahu na befte nga ata qe e ngjallin ate dhe i’a marrin bereqetet atij.
Ju faleminderit per degjimin dhe durimin!

Tiranë
30/03/2022
27/Shaban/1443

Nga: Hoxhë Husamedin Abazi