AKI thotë se rreziku për ndonjë sulm kaloi

Kryetari i Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Inteligjence, Haxhi Shala, ka thënë se nga sot nuk ka më gjendje emergjente në Kosovë.

Shala pas përfundimit të mbledhjes se këtij komisioni, e në të cilën ka raportuar drejtori i AKI-së, Driton Gashi ka thënë se edhe shefi i AKI-së, e ka konfirmuar se cak i sulmeve eventuale kanë qenë bartësit e institucioneve, si presidenti, kryeministri dhe liderë të opozitës.

“Sipas drejtorit ka qenë situatë serioze. Por, fatmirësisht ka kaluar mirë. Nuk ka të bëjë emergjenca me Gjykatën Speciale”, ka thënë Shala pas përfundimit të mbledhjes se Komisionit/