Aksident i rëndë trafiku në Kishnicë, pesë të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Gjilan-Prishtinë, saktësisht në Kishnicë. Në aksident është përfshirë një autobus dhe dy vetura. Sipas informacioneve të dëshmitarëve në këtë rast thuhet se të lënduar kanë mbetur pesë persona, shkruan Indeksonline. Veturat e përfshira në këtë aksident kanë pësuar edhe dëme të mëdha materiale. Ndryshe magjistralja në fjalë është mjaft e frekuentuar dhe janë të shumta aksidentet të cilat ndodhin në këtë pjesë.