Ballina Lajmet Kosovë Aksident në Skënderaj, lëndohen tri femra

Aksident në Skënderaj, lëndohen tri femra

Një aksident trafiku ka ndodhur dje pasdite në fshatin Makërmal të Skënderajt ku sipas Policisë janë lënduar tri femra.

Sipas Policisë e dyshuara derisa ishte duke drejtuar automjetin nga pakujdesia humb kontrollin dhe del jashtë rruge me ç’ rast shkakton aksident trafiku.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tri pasagjeret. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor e më pas janë liruar.