Aksidenti tek rrethi i FSK-së, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në dalje të Prishtinës, saktësisht te rrethi afër Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në aksident janë përfshirë dy vetura. Lidhur me këtë rast janë deklaruar dhe nga ana e Policisë së Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona.

“Sot rreth orës 06:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Ne këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona’’, ka thënë Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal, ka shtuar ajo.