Aksion policor në Kondovë të Shkupit

Një aksion policor është zhvilluar gjatë natës në fshatin Kondovë të Shkupit.

Siç mëson KlanMacedonia, gjatë aksionit kishte të pranishëm numër të madh të forcave policore të cilat kishin blinduar thuajse tërë fshatin.

Nuk dihet se për çfarë qëllimi u zhvillua aksioni, ndërsa detajet nga MPB pritet të bëhen të ditura gjatë ditës.