Aktivistët e Vetëvendosjes lirohen nga paraburgimi

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka ndërprerë masën e paraburgimit ndaj të akuzuarve Atdhe Arifi, Frashër Krasniqi dhe Egzon Haliti dhe të njëjtit do të mbrohen në liri.

Këta të tre, se bashku më të akuzuarën Adea Batushën po akuzohen nga ana e Prokurorisë Speciale për veprën penale “Kryerja e veprës penale terroriste” .

“Kolegji Penal i kësaj gjykate, duke vendosur lidhur më ankesën e Prokurorisë Speciale dhe ankesat e mbrojtësve të akuzuarve, të paraqitura kundër aktgjykimit të shkallës së parë, të hënën më 26.02.2018, vendosi edhe për çështjen e paraburgimit, ndaj të akuzuarve, dhe vlerësoi se tanimë kanë pushuar arsyet ligjore që ata të qëndrojnë në paraburgim”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.

Ky aktvendim ka të bëjë vetëm me ndërprerjen e masës së paraburgimit.

Gjykata brenda afatit ligjor, do bëjë publike edhe vendimin e saj lidhur më ankesat e palëve kundër aktgjykimit.