Al-Ittihadi zyrtarizon Fabinhon

Mesfushori Fabinho është përforcimi më i ri i ekipit nga Arabia Saudite, Al-Ittihad. Braziliani është prezantuar tek ekipi saudit, me të cilin ka firmosur kontratë trevjeçare dhe do të ketë pagë vjetore prej 25 milionë eurosh.

Ai tek Al-Ittihadi është transferuar nga skuadra e Liverpoolit që ka përfituar 45 milionë euro nga shitja e tij. Fabinho bëhet vetëm futbollisti i radhës që largohet nga futbolli evropian për ta vazhduar karrierën në Arabinë Saudite për shkak të kontratës së majme.

Te skuadra e Al-Ittihadit, Fabinho do të jetë bashkëlojtar me sulmuesin Karim Benzema dhe mesfushorin N’Golo Kante, që po ashtu iu bashkuan ekipit gjatë kësaj vere.

Fabinho 29-vjeçar prej vitit 2018 ka qenë pjesë e Liverpoolit, ekip përtë cilin ka regjistruar 219 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 11 gola dhe asistuar 10 herë.