Al Sadd konfirmon kalimin e Xavit te Barcelona

Tekniku spanjoll do të marrë drejtimin e ‘Blaugranëve’.

Xavi Hernandez prej kohësh është lidhur me një rikthim te Barcelona, kësaj radhe si trajner, shkruan lajmi.net.

Tani rikthimi i tij është bërë punë e kryer, këtë e ka konfirmuar vetë klubi i Al Sadd ku ishte trajner Xavi.

Klubi nga Katari përmes një deklarate ka konfirmuar se Barcelona ka paguar shumë prej pesë milionë euro për ta marrë Xavin në krye të ekipit.

Marrëveshja tashmë është arritur, dhe një gjë e tillë do të zyrtarizohet së shpejti edhe nga Barcelona.

Xavi është duke u pritur me entuziazëm të madh nga fansat ‘Blaugranë’ pasi shihet si person që e njeh mirë filozofin e klubit dhe pritshmëritë janë të larta për të.

Xavi te Barcelona do ta zë vendin e Ronald Koeman që u shkarkua para pak ditësh shkaku i rezultateve të dobëta.