Albion Rrahmani shënon golin e tretë në tre ndeshje, Sparta fiton ndaj Craiovas

Albion Rrahmani duket se ka rigjetur formën më të mirë, pas një krize të vogël.

Sulmuesi kosovar ka shënuar një tjetër gol sonte me fanllën e Sparta Pragës, i treti në tre ndeshjet e fundit.

Rrahmani shënoi golin e parë në ndeshjen kundër Universitatea Craiova, ku Sparta fitoi me rezultat 2-1, e vlefshme për fazën e ligës në Conference League.

Ky ishte goli i 11-të për sulmuesin 25 vjeçar këtë sezon me skuadrën çeke.