Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Algjeria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Emiratet e Bashkuara Arabe

Algjeria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Emiratet e Bashkuara Arabe

Algjeria njoftoi sot ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Emiratet e Bashkuara Arabe, duke thënë se ka shteruar “të gjitha mjetet” për t’i ruajtur lidhjet dypalëshe.

Vendimi u njoftua nga Ministria e Jashtme e Algjerisë, sipas Shërbimit zyrtar të Shtypit të Algjerisë (APS).

Ministria nuk dha detaje të mëtejshme mbi arsyet e vendimit.

Ky veprim shënon një përkeqësim të madh në marrëdhëniet midis dy vendeve arabe.