Ali Ahmeti tregon komunat ku ka fituar BDI

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në konferencë për shtyp tha se ky proces zgjedhor ka shkuar sipas standardeve dhe se qytetarët tashmë kanë vendosur se kush do të drejtojë komunat në 4 vitet e ardhshme.

Ahmeti tha se fiton në Komunën e Strugës, në Kërçovë, Dollnen, Çair, Bogovinë, Tearcë dhe në Haraçinë.

“Ky proces akoma i papërfunduar është në Tetovë dhe Gostivar dhe presim deri në rezultatet përfundimtare”, tha Ahmeti.

Përndryshe, në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dalja ka qenë 48,88%, apo 633.146 qytetarë nga 1.335.556 qytetarë që kanë mundur të votojnë në komunat ku është votuar për rreth të dytë.