Ballina Artikuj Allahu është Mbrojtësi

Allahu është Mbrojtësi

Allahu i Madhëruar thotë në Kuran:

“Vërtet, Zoti im është Ruajtës i çdo sendi”

Të dashur fëmijë!

Allahu është Ruajtësi dhe Mbrojtësi (El Hafidhu)

Allahu është i Plotfuqishmi (El Kadiru)

Allahu është i Gjithëdijshmi (El Alimu)

Allahu është Gjithëvëshguesi(El Muhejminu)

Allahu është Mbikqyrësi (Er Rakibu)

Allahu është i Gjithëmëshirshmi. (Er Rahmanu)

Allahu është i Dashuri (Uedudu)

Allahu është Përkujdesësi (El Uekilu)

Dialog:

Saldi: Gjyshi! Sot në klasë, në orën e besimit, mësuesja na tha se Allahu i ruan dhe i mbron krijesat.

Gjyshi: Po kjo është e vërtetë.

Saldi: A mund të më tregosh ndonjë shembull se si Allahu i ruan krijesat.

Gjyshi: Po ja Allahu ka krijuar qiejtë dhe tokën. Ai i mban qiejtë që mos të bien mbi tokë, sepse përndryshe ajo do të shkatërrohej.

Saldi: Mund të më tregosh një shembull tjetër!

Gjyshi: Allahu i mban yjet që mos të përplasen me njëra-tjetrën. E shembuj të tillë ka sa të duash.

Saldi: Po si mund të ndodhin këto gjëra?

Gjyshi: Allahu i Madhëruar ka vendosur në univers ligje të cilat mbajnë dhe ruajnë rregullin në univers. Dhe jo vetëm kaq por vazhdimsia e krijesave sipas ligjeve të vendosura nga Allahu është dëshmi që Ai i ruan ato.

Saldi: Nuk e kuptova mirë këtë gjyshi.

Gjyshi: Po ja Dielli për çdo ditë lind nga Lindja dhe perëndon nga Perëndimi. Kjo dukuri ka ndodhur, ndodh tani dhe do të vazhdojë deri pak para Ditës së Kiametit. Nëse Dielli nuk do të lindte dhe të perëndonte, atëherë në tokë nuk do të kishte jetë.

Saldi: Gjyshi! Kam dëgjuar se Allahu i ruan dhe i mbron krijesat duke vendosur ekuilibrin midis tyre. A mund të ma tregosh këtë me ndonjë shembull?

Gjyshi: Po ja Allahu ka krijuar mashkullin dhe femrën. Që gjallesat të shumohen dhe të kenë vazhdimsi duhet me patetjër që të jetë e pranishme prania e mashkullit dhe femrës. Raporti midis gjinisë mashkullore dhe gjinisë femërore është në ekuilibër të plotë.

Saldi: Gjyshi të lutem më trego dhe një shembull tjetër!

Gjyshi: Kur gjatë stinës së verës ti loz, trupi jot nxehet shumë dhe për ta shuar etjen ti pi ujë që do të thotë se nëpërmjet ujit ti e ul nxehtësinë e trupit. Ky është ekuilibri të cilin Allahu i Madhëruar e ka vendosur për ta ruajtur trupin tonë.

Saldi; Faleminderit shumë gjyshi. Allahu ta shpërbleftë me të mira.

Le të mendojmë së bashku!

Atmosfera është shtresa e gazrave që e mbështjell planetin Tokë. Atmosfera e mbron jetën në Tokë nga meteorët që bien nga qielli.Nëse nuk do të ishte atmosfera meteorët do të binin në Tokë dhe ajo do të shkatërrohej. Mirëpo Allahu i Madhëruar e ka krijuar atmosferën që të jetë si mburojë për ne nga rreziku i meteorëve.

Kur çahemi apo gërvishtemi nga trupi jonë del gjak dhe pas kësaj në lëkurën tonë krijohet një shtresë ose thënë ndryshe një kore e cila e mbron plagën nga infeksioni. Nuk ka dyshim se Ai që e ka krijuar koren e lëkurës është Allahu, Ruajtësi dhe Mbrojtësi ynë.

Sipër syrit tonë ndodhen vetullat. Ato na e shtojnë bukurinë dhe hijeshinë. Por ato kryejnë edhe një funksion tjetër, E keni vënë re gjatë verës kur luajmë dhe nga balli na del djersa, a keni vënë re se djersa nuk na bie në sy?! Përse? Sepse Allahu që është Ruajtësi dhe Mbrojtësi ynë ka krijuar vetullën që e pengon djersën të depërtojë në syrin tonë.

Syri i njeriut ka kapakë të cilët herë pas herë mbyllen vetvetiu dhe veçanërisht kur drejt syrit vjen ndonjë objekt që mund ta dëmtojë atë. Mbyllja e kapakëve të syrit vetvetiu herë pas herë dhe në rast rreziku e mbron syrin nga dëmtimi. Ky është krijimi i Allahut që na ruan dhe na mbron nga rreziqet.

Të gjithë ne e kemi parë me sytë tonë që zogu i pulës del nga veza. Nëse dikush prej nesh e merr vezën shumë kollaj e thyen atë. Megjithatë lëvozhga e vezës që në syrin tonë duket si një gjë e thjeshtë, ajo është inkubatori më i mirë për rritjen e zogut brenda vezës larg rreziqeve. Kush është Ai që e ka krijuar lëvozhgën e vezës? Ai është Allahu Ruajtësi dhe Mbrojtësi.

Trupin tonë e sulmojnë vazhdimisht një numër shumë i madh bakteriesh dhe virusesh të cilat e dëmtojnë trupin. Megjithatë bakteriet dhe viruset nuk mund ta dëmtojnë trupin tone, sepse Allahu i Madhëruar ka krijuar brenda trupit tonë një sistem që na mbron dhe na ruan prej tyre. Ky sistem quhet sistemi imunitar.

Dialog:

Esmira: Luljeta, ku është Selma se ka ditë që nuk e kam parë?

Luljeta: A vërtet nuk e di se çfarë i ka ndodhur Selmës?

Esmira: Jo nuk e di.

Luljeta: E ka ruajtur Allahu?

Esmira: Përse?

Luljeta: Autobuzi me të cilin po udhëtonte ka rënë në greminë dhe ajo bashkë me pasagjerët e tjerë kanë shpëtuar që të gjithë megjithëse kanë pësuar dëmtime serioze.

Esmira: Vërtet që i paska ruajtur Allahu sepse kush bie në greminë zor se shpëton. Ku është Selma tani?

Luljeta: Ajo është në spital. Unë do të shkoj ta vizitoj. A do vish edhe ti në spital?

Esmira: Po, edhe unë do të vij.

Allahu i Madhëruar e ruan dhe e mbron Profetin Muhamed (a.s) nga kurthi i çifutëve:

Në Medine, jetonin tre fise hebrenjsh: Benu Nadir, Benu Kajnuka dhe Benu Kurejdha. Profeti (a.s) kishte bërë marrveshje dhe paqe me këto tre fise. Mirëpo asnjë prej këtyre fiseve nuk iu përmbajt marrveshjes.

Njëherë Profeti (a.s) shkoi tek fisi Benu Nadir për të zgjidhur një problem që kishte ndodhur midis muslimanëve dhe çifutëve. Ata (çifutët) i thanë Profetit (a.s) se ishin të gatshëm që ta zgjidhnin problemin dhe i thanë atij që të priste disa momente. Teksa Profeti (a.s) po priste i mbështetur mbi një mur, çifutët gjetën rastin më të volitshëm për ta vrarë atë. Kështu që ata vendosën që të merrnin një gur të madh dhe t’ia hidhnin Profetit (a.s) mbi kokë dhe kështu ta vrisnin atë. Mirëpo, Allahu e ruajti dhe mbrojti Pofetin (a.s) nga ky kurth e dredhi. Menjëherë tek Profeti (a.s) erdhi engjëlli Xhebrail dhe e njoftoi atë për qëllimin e keq të çifutëve. Dhe Profeti (a.s) menjëherë u largua nga muri dhe shpëtoi nga dredhia dhe kurthi i çifutëve të Benu Nadirit.

Ngjarje e vërtetë:

Shumë kohë më parrë në një lagje ra një zjarr shumë i madh. E shtëpitë e asaj lagjeje filluan të digjeshin dhe të shkatërroheshin një e nga një. Në momentet kur sapo zjarri kishte rënë, disa njerëz shkuan tek sahabiju i nderuar, Ebu Derda dhe i thanë: O Ebu Derda! Nxito se po të digjet shtëpia. Mirëpo Ebu Derda as që u trazua fare. Njerëzit i thanë për së dyti dhe për së treti, por ai as që u trazua fare. Pas disa çastesh, aty erdhi një njeri dhe tha: E Ebu Derda! Kur zjarri mbërriti tek shtëpia jote, u shuajt.

E kam pasë ditur këtë gjë – tha Ebu Derda.

Si është e mundur – pyetën njerëzit të habitur?

Sepse unë vazhdimisht i drejtohem Allahut të Madhëruar me këtë lutje:

“Allahumme ente rabbi, la ilahe il la ente, alejke teuekeltu ue ente rabbul arshil adhim. La kuuete il la bil lahil alijjil adhim. Ma shae llahu kane ue ma lem jeshe’ lem jekun. A’alemu enne llahe ala kul li shej’in kadir, ue enne llahe kad ehata bi kul li shej’in ilma, ue ahsa kul le shej’in adeda. Allahumme inni eudhu bike min sher ri nefsi ue min sher ri kul li dabbetin ente akhidhun bi nasijetiha. Inne rabbi ala siratin mustekim.” Që do të thotë: “O Allah, Ti je Zoti im, nuk ka zot tjetër përveç Teje, në Ty mbështetem, Ti je Zoti Arshit të lartësuar. Nuk ka forcë as lëvizje përveç asaj të Allahut të Fortit e të Lartësuarit. Atë çfarë Ai do, ajo ndodh, e atë çfarë Ai nuk do nuk ndodh. Unë vërtetë e di që Allahu mund të bëj gjithçka, që Ai e ka përfshirë në diturinë e Tij dhe gjithçkaje që ia ka caktuar numrin. O Allah, tek Ti kërkoj strehim nga e keqja e shpirtit tim dhe e keqja e secilës gjallesë që është nën sundimin Tënd. Vërtet Zoti im vepron drejtë.

Kush e bën këtë lutje vazhdimisht, ditën ose natën, atë nuk ka për ta dëmtuar asgjë – tha Ebu Derda, Allahu qoftë i kënaqur me të.

Lutje profetike:

1 – Kur Profeti (a.s) nisej për në udhëtim i drejtohej Allahut me këtë lutje:

“Allahumme Entes Sahibu fis sefer uel Khalifetu fil ehli uel mal”

“O Allah Ti je Bashkëshoqëruesi ynë (që na mbron) në udhëtim dhe Kujdesar (Mbrojtës) i familjes dhe pasurisë.

2 – Kur Profeti (a.s) shtrihej për të fjetur thoshte:

“Bismike rab bi ueda’tu xhenbi ue bike erfeuh, in emsekte nefsi ferhamha, ue in erselteha fahfadhha kema tahfedhu bihi ibadekes salihin”

“Me emrin Tënd, o Zoti im e mbështes anën time në këtë shtrat dhe me emrin Tënd e ngre atë. Në qoftë se Ti ma merr mua shpirtin atëherë mëshiroje atë dhe, në qoftë se ma kthen atë përsëri, atëherë ruaje atë me çfarë Ti i ruan robërit e Tu të drejtë.”

3 – Profeti (a.s) na ka porositur që në mbrëmje dhe në darkë të themi këtë lutje:

“Bismilahil ledhi la jedur ru measmihi shej’jun fil erdi ue la fis semai ue huues semiul alim”

“Me emrin e Allahut me anë të Cilit nuk mund të dëmtojë asgjë në tokë dhe as në qiell. Ai është Dëgjuesi i Gjithëdijshmi.

4 – Kur Profeti (a.s) ishte ulur në mexhlis i lutej Allahut me këtë lutje:

“Ue meti’na bi esmaina ue ebsarina ue kuuatina ebeden ma ahjejtena uexhalil uarithe minna”

“Zoti ynë, na e ruaj dëgjimin, shikimin dhe forcën tonë sa jemi gjallë dhe, bëji ato trashigmtarë tonat.”

Musai (a.s) në sënduk:

Në kohën e sundimit të Faraonit në Egjipt, Faraoni kishte parë në ëndër se në mesin e Benu Israilëve do të lindte një foshnje që kur të rritej do t’i zinte fronin. Për këtë arsye ai i urdhëroi ushtarët që të shkonin në shtëpitë e Benu Israilëve dhe të vrsinin çdo mashkull të sapolindur.

Kur lindi Musai (a,s), nëna e tij u frikësua shumë për foshnjen. Mirëpo Allahu i Madhëruar e frymëzoi atë që ta vendoste Musain (a.s) në një sënduk dhe pastaj ta hidhte në lumin Nil. E kush nënë mund ta bëjë këtë, mirëpo Allahu i Madhëruar ia forcoi asaj zemrën.

Kur nëna e hodhi sëndukun në lum, rrjedha e lumit e çoi sëndukun tek pallati i Faraonit. Kur nëna e Musait (a.s) e mori vesh këtë gjë, sa nuk po i pëlciste zemra.

Kur gruaja e Faraonit, Asia e pa sëndukun, i urdhëroi ushtarët që t’ia sillnin. Kur ç’të shikonte: brenda në sënduk ishte një fëmi. Ajo u gëzua shumë dhe iu lut Faraonit që ta merrte dhe ta rriste foshnjën. Faraoni pranoi, por jo me dëshirë.

A e shikoni se si Allahu i Madhëruar e ruajti dhe e mbrojti foshnjen e vogël?!

Allahu ruajti pasurinë e dy jetimëve:

Profeti Musa (a.s) dhe Hidri shkuan në një fshat. Kur hynë atje, banorët e fshatit nuk pranuan që t’i prisnin si mysafirë. Kështu që ata dolën nga ai fshat. Duke dalë, panë një mur të rrënuar. Në atë çast, Hidri e rindërtoi murin.

Sikur të kishe marrë shpërblim për këtë – tha Musai (a.s) me qesëndi?!

Unë nuk veprova nga mendja ime, por Allahu më ka njoftuar se nën këto rrënoja gjendet një thesar që është e dy jetimave. Nëse unë do ta lija murin të rrënuar, atëherë banorët e atij fshati do ta gjenin thesarin dhe do ta merrnin për vete. Mirëpo, Allahu dëshiroi që ta ruante pasurinë e këtyre dy jetimave. Prandaj unë e rindërtova murin që kur ata të dy të rriteshin ta gjenin thesarin dhe të përfitonin prej tij.

Ushqimi i paprishur:

Shumë kohë më parë ka jetuar një njeri që po udhëtonte me gomarin e tij. Me vete kishte edhe ushqime. Duke ecur, ai mbërrin pranë një fshati të shkatërruar, gëmadhë e që nuk kishte këmbë njeriu në të. Ai u ul diku dhe po mendonte: Si do e ringjallë Allahu këtë, pasi gjithçka është shkatërruar dhe njerëzit kanë vdekur?! Duke menduar kështu i erdhi engjëlli i vdekjes dhe ia mori shpirtin, për t’ia kthyer pas njëqind vitesh.

Allahu e pyeti; Sa ke qëndruar?

Ai tha: Një ditë ose gjysmë dite.

Allahu i tha: Jo, ti ke qëndruar më tepër. Ke qëndruar 100 vite.

Gjatë këtyre viteve gomari i tij kishte ngordhur dhe i kishin ngelur vetëm kockat. Allahu i tregoi atij se si ndodh ringjallja duke bërë që gomari të ringjallet para syve të tij.

Mirëpo gjatë këtyre 100 viteve kishte ndodhur një mrekulli tjetër. Ushqimi që ky njeri kishte marrë me vete nuk ishte prishur, që logjikisht duhet të ishte prishur, qelbur ose as që mos të ishte fare aty. Mirëpo Allahu i Madhëruar e kishte ruajtur atë të freskët e të paprekur.

Kur njeriu e pa këtë tha: “Tashmë e di se Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka.”

Abdullahu në xhami:

Ditën e Xhuma, Abdullahu shkoi në xhami për të falur xhumanë. Gjatë hytbes, ai dëgjoi imamin që po thoshte se Allahu është Ai që i ruan krijesat që mos të shkatërrohen. Allahu është Ai që ruan qiejtë dhe tokën që mos të shkatërrohen. Allahu është Ai e ruan qiellin nga shejtani i mallkuar. Allahu na ruan dhe na mbron nga rreziqet. Allahu është Ai që e ka ruajtur Kuranin nga devijimi dhe shtrembërimi. Allahu nuk harron por gjithçka e regjistron. Allahu i ruan dhe i regjistron veprat e njerëzve. Allahu e ruan besimin dhe veprat e besimtarëve. Allahu është Ai që i mbron robërit e Tij besimtar në Dynja dhe Ahiret. Allahu është Ai që do t’i strehojë besimtarët nën hijen e Arshit në Ditën e Kijametit për t’i mbrojtur dhe ruajtur nga nxehtësia e diellit.

Zoti na ruajttë nga një e keqe më e madhe

Tregohet njëherë se një baba dhe djali i tij u nisën për udhëtim për të shkuar në një qytet. Me vete ata kishin edhe gomarin. Para se të niseshin, babai tha: O Zot na ruaj nga një e keqe më e madhe

Ata u nisën rrugës, kur papritur gomari rrëzohet përdhe dhe nuk ngrihet më. Babai dhe djali u përpoqën për ta ngritur por qe e kotë. Babai tha: O Zot na ruaj nga një e keqe më e madhe. Djali tha; A ka të keqe më të madhe se kjo që na ndodhi. Babai heshti dhe të dy vazhduan rrugën në këmbë duke mbajtur mbi supe plaçkat e udhëtimit.

Ec e ec, kur djali papritur rrëzohet dhe ndrydh këmbën dhe e kishte të pamundur që të ecte. Babai përsëri tha: O Zot na ruaj nga një e keqe më e madhe. A ka të keqe më të madhe se kjo – tha djali i nevrikosur. Mirëpo babai përsëri heshti dhe ashtu siç ishin në atë gjendje vazhduan rrugën derisa pas një kohe të gjatë mbërritën në destinacion. Por çfarë të shikojnë.

Në qytet kishte rënë një tërmet që kishte shkatërruar gjithçka dhe çdo gjë ishte kthyer në gërmadhë. Nga kjo tragjedi që kishte ndodhur, djali nxori një mësim të mirë dhe qysh prej asaj kohe sa herë që i ndodh ndonjë gjë e keqe ai i lutet Allahut me fjalët: O Zot na ruaj nga një e keqe më e madhe.

Ja se si i lutet Kenza Allahut të Madhëruar:

O Allah! Ti që ruan dhe mbron Tokën nga çdo rrezik më ruaj dhe më mbro nga çdo gjë mund të më dëmtojë apo të më lëndojë.

O Allah! Ruaji dhe mbroji prindërit, vëllezërit, motrat, farefisin dhe të gjithë miqtë e mi nga çdo e keqe.

O Allah! Ruaje dhe mbroje shëndetin, mendjen dhe pasurinë time!

O Allah! Më ruaj dhe më mbro nga kurthet dhe vesveset e shejtanit të mallkuar!

O Allah! Më ruaj dhe më mbro nga të këqijat e vetveteves tona.

O Allah! Më ruaj dhe më mbro nga e keqja që mund të më shkaktojnë njerëzit apo çdo gjallesë tjetër!

O Allah! Më ruaj nga sprovat e ndryshme të dynjasë. Më ruaj nga dënimi dhe ndëshkimi në botën tjetër!

Amin!

Autor: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com