Ambasada e SHBA-së tërhiqet nga bordi i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka njoftuar se është dorëhequr nga bordi i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Ambasadori Philipp Kosnett ka konfirmuar përmes Twitter se ata nuk mund të jenë pjesë e kësaj agjencia përderisa ajo iu shërben interesave të caktuara politike dhe jo qytetarëve, transmeton Klan Kosova.

“SHBA është dorëhequr nga bordi i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, sikur që Britania e Madhe bërë paraprakisht. Ne nuk mund të vazhdojmë të jemi pjesë e saj derisa lidershipi i saj i shërben interesave personale dhe politike dhe jo qytetarëve”, ka shkruar Kosnett.

“Përzgjedhja e miqve të pakualifikuar për të zënë pozicione qeverisëse e dëmton imazhin e Kosovës dhe e thyen besimin e publikut”.

Kundërshtimi i SHBA-së sikurse i Britanisë së Madhe është ndaj Naser Shalës dhe qëndrimit të tij në krye të agjencisë.