Ambasadori amerikan takon Konjufcën, flasin për avancimin e diplomacisë së Kosovës

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett u takua sot me Ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca.

Në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në Facebook bëhet e ditur së në takim u diskutua për thellimin e partneritetit global midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

Gjithashtu në takim është folur edhe për avancimin e diplomacisë së Kosovës dhe sigurimin e integrimit euro-atlantik.