Ambiciet e Intel me kartat grafike të dedikuar marrin një goditje

Koduri më herët ishte punësuar nga Apple përsëri prej AMD përpara se kompania të përmirëson grafikat e pajisjeve të saj, dhe më pas AMD e risolli në 2013 në gjirin e saj.

Pas 5 vitesh në përpjekje për ta shndërruar Intel në një konkurrent për Nvidia dhe AMD në botën e kartave grafike të dedikuara për gamerat dhe më tutje, Raja Koduri ka vendosur të largohet nga Intel për të themeluar një startup AI.

Intel e punësoi nga AMD në 2017-ën kur drejtonte tërë divizionin e grafikave dhe ishte një lajm i madh. Jo vetëm që Intel kishte afruar një arkitekt, por kompania më pas zbuloi se e kishte afruar për të ndërtuar kartat e saj grafike të dedikuara.

Koduri më herët ishte punësuar nga Apple përsëri prej AMD përpara se kompania të përmirëson grafikat e pajisjeve të saj, dhe më pas AMD e risolli në 2013 në gjirin e saj.

Intel ende nuk ka sjellë ndonjë konkurrencë që mund të vërë në vështirësi Nvidia dhe AMD në botën e kartave grafike të dedikuara. Edhe pse ishin karta grafike të fuqishme, modelet e para Arc impresionuan dhe zhgënjyen në të njëjtën kohë për shkak të problemeve të shumta me driverat.

Ato adresojnë kryesisht segmentin gaming 1080p dhe arsyeja pse janë shitur disa prej tyre, është çmimi i agresiv i vendosur prej Intel. Vetë kompania kishte pritshmëri të ulëta prej tyre, por ka axhendë të gjatë përpara dhe shanset që të bëhet konkurrese mbeten. Nvidia dhe AMD ju deshëm më shumë se 5 vite përpara se të fillonin të prodhonin diçka. /PCWorld Albanian