AMD fiton terren kundrejt Intel në procesorët për desktop dhe Intel

Segmenti desktop u rrit nga 19.2 përqind në 19.8 përqind ndërsa mobile nga 19.5 përqind në 20.3 përqind në tre mujorin e fundit të vitit 2023 krahasuar me tre mujorin e tretë.

Procesorët Ryzen për kompjuterë desktop fituan terren në tre mujorin e katërt të 2023 ndërsa segmentit i serverëve pati rënie.

Të dhënat më të fundit vinë nga Mercury Research dhe Joe Peddie Research, ku që të dy mbulojnë procesorët desktop dhe server të AMD dhe Intel.

Muajt e fundit kanë qenë plot lançime procesorësh të rinj si Ryzen 8040, Ryzen 8000G, AMD EPYC 4th Gen, Intel 14th Gen Raptor Lake Refresh, Intel Core Ultra “Meteor Lake” dhe procesorë Emerald Rapids Xeon.

Të gjitha këto debutime nuk janë përfshirë në statistikat e publikuara. Duke filluar me Mercury Research, AMD vërejt një rritje tregu falë procesorëve Ryzen 7000 desktop dhe mobil.

Segmenti desktop u rrit nga 19.2 përqind në 19.8 përqind ndërsa mobile nga 19.5 përqind në 20.3 përqind në tre mujorin e fundit të vitit 2023 krahasuar me tre mujorin e tretë.

AMD humbi terren edhe me serverët dhe procesorët e gjeneratës së katërt EPYC nisur nga performanca dhe efikasiteti që ofrojnë krahas alternativave të Intel.

Segmenti i serverëve pati një rënie nga 23.3 përqind në 23.1 përqind edhe pse gjatë 2023 fitoi në tërësi 5.5 përqind.

Nga ana tjetër Jon Peddie Research tha se shitjet e procesorëve u rritën me 22 përqind krahasuar me një vit më parë. Sipas firmës në total janë shitur 66 milionë njësi vetëm në tre mujorin e katërt të 2024.

Procesorët për laptopët përbënin pjesën më të madhe të procesorëve të shitur me pjesë tregu prej 70 përqind përballë 30 të procesorëve desktop.