AMD pranon problemet me temperaturën në kartën grafike RX 7900 XTX

Një përdorues në Reddit shkruante se Radeon RX 7900 XTX arrinte këtë temperaturës duke luajtur Modern Warfare II dhe pasi kishte kontaktuar AMD për të zëvendësuar kartën, ai kishte marrë një përgjigje se kjo sjellje është normale.

Mesa duket lançimet e produkteve të dy gjigantëve të kartave grafike, Nvidia dhe AMD nuk kaluan pa probleme.

Nvidia u detyrua të adresonte problemin e me adapterët e energjisë të cilët po shkriheshin në RTX 4090 ndërsa AMD po kalon një moment të vështirë me përdoruesit të cilët raportojnë temperatura deri në 110 gradë celsius me Radeon RX 7900 XTX.

Lajmet se disa modele referencë RX 7900 XTX kishin probleme me nxehtësinë filluan javën e kaluar ndërsa sensori i temperaturës raportonte deri në 110C.

Një përdorues në Reddit shkruante se Radeon RX 7900 XTX arrinte këtë temperaturës duke luajtur Modern Warfare II dhe pasi kishte kontaktuar AMD për të zëvendësuar kartën, ai kishte marrë një përgjigje se kjo sjellje është normale.

Përdorues të tjerë të RX 7900 XTX po përballen me probleme të ngjashme edhe kur ventilatorët e kartës grafike janë në maksimum.

AMD tashmë është përgjigjur përmes një deklarate zyrtare duke thënë: “Jemi në dijeni të një numri të kufizuar përdoruesish të cilët kanë probleme nxehtësie me Radeon RX 7900 XTX. Përdoruesit të cilët përballen me këtë situatë duhet të kontaktojnë suportin e AMD.”

Është spekuluar se temperaturat e larta shkaktohen nga kontakti jo i mirë mes ftohësit dhe pllakës grafike si dhe kontrollorëve të memories duke bërë që temperaturat të godasin nivele të larta.

Kjo po ndodh vetëm me kartat grafike referencë të AMD. /PCWorld Albanian