“Në Islam nuk ka ndarje mes punës së dynjasë dhe punës së ahiretit, sepse puna e dynjasë, me natyrën e saj, shndërrohet në adhurim, për sa kohë është e shoqëruar me qëllim fisnik dhe objektiv të lartë.
Në Islam nuk ka mbizotërim të trupit ndaj shpirtit, e as të shpirtit ndaj trupit, por në të ka organizim të hollësishëm, që e bën moralin njerëzor, vet atë, të marr përsipër udhëheqjen e tij dhe ta kontrollojë atë.
Kështu që, ai nuk është murg, që mbyt thirrjen e natyrës dhe mbyt instinktet e origjinës, e as materialist, që injoron shkëlqimin e shpirtit dhe përmallimin e tij drejt të lartës dhe të përjetshmes.
Islami insiston ndaj çdo njeriu mbi sipërfaqen e tokës, që të mos harrojë prejardhjen e tij qiellore dhe as të injorojë origjinën e tij të buruar nga shpirti i krijuar nga Allahu”.
Shejkh Muhamed El-Gazali, nga libri “El-Xhanib el-atifij minel-islam”
Përshtati Lavdrim Hamja








