Ancelotti synon një rekord të ri në finalen e Ligë së Kampionëve

Carlo Ancelotti po kalon në një sezon fenomenal, andaj kërkon të thyejë të gjithë rekordet e mundshme këtë vit.

Me triumfin në La Liga, Ancelotti u bë trajneri i parë që ka fituar trofe në pesë ligat më të mëdha evropiane.

Kualifikimi tutje në finale të Ligës së Kampionëve, pasi mposhtën Man City me rezultat të përgjithshëm 6:5 e ka bërë italianin, trajnerin e parë që arrin së paku në dy finale me dy ekipe të ndryshme (Milan – 2005/07 dhe Real Madrid 2014/22).

Kështu Ancelotti synon të bëhet trajneri i parë që e fiton Ligën e Kampionëve katër herë, transmeton lajmi.net.

Real Madridi do të luajë në finalen e kompeticionit më të madh evropian të futbollit për klube kundër Liverpoolit.

Trajneri i ‘Mbretërve’ e ka fituar këtë titull tri herë siç e kanë fituar edhe Bob Paisley dhe Zinedine Zidane, por ai ka mundësinë më 28 maj të fitojë të katërtin.