Andre Villas-Boas trajner i ri i Olimpique Marseille

Portugezi Andre Villas-Boas është trajner i ri i klubit futbollistik francez Olimpique Marseille, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ai ka nënshkruar kontratë dy vjeçare ndërsa ekipin do ta marrë më 1 korrik, njoftuan nga klubi.

Villas-Boas në karrierën e deritanishme ka qenë trajner i Portos, Chelsea-t, Tottenhamit, Zenitit dhe ekipit kinez Shangaj.