Anglia me epërsi bindëse pas pjesës së parë

Anglia po udhëheq 5:0 ndaj Shqipërisë pas pjesës së parë të ndeshjes në “Wembley”. Çështja e fituesit tashmë është caktuar sa i takon këtij takimi të Grupit I të eliminatoreve për Botërorin 2022.

Golin e pestë e shënoi Harry Kane në minutën e 47-të. Kane shënoi gol të bukur për të kompletuar “hat-trickun“.

Polonia po udhëheq 3:1 ndaj Andorrës, ndërsa Hungaria po e mposhtë San Marinon me rezultatin 2:0.

Me këto rezultate Shqipëria është pa gjasa për pozitën e dytë.