Anglia e ka fituar ndeshjen dramatike ndaj Norvegjisë për vend në gjysmëfinale të Kupës së Botës.
Në orët e para të së dielës, Anglia fitoi 2:1, pas dy vazhdimeve nga 15 minuta.
Jude Bellingham është hero i Anglisë. Ai i realizoi të dy golat.
Andreas Schjelderup e kaloi në epërsi Norvegjinë në minutën e 36-të. Ai shënoi supergol.
Kur pritej që Norvegjia ta fitonte pjesën e parë, Jude Bellingham shënoi për 1:1. Ai realizoi në minutën e dytë shtesë. Por goli u vlerësua kundërthënës më pas, pasi topi kishte goditur një kabllo të kamerave kur ishte goditur nga portieri norvegjez. Më pas anglezët realizuan aksion dhe barazuan.
Pjesa e dytë u dominua thuajse plotësisht nga Norvegjia.
Norvegjezët luftarakë shënuan gol që u anulua për faul dhe më pas goditën traversën. Shifrat megjithatë nuk ndryshuan.
Kështu ndeshja shkoi në vazhdime. Dhe menjëherë në minutën e tretë të vazhdimit të parë, Bellingham e shënoi golin e gjysmëfinales. Ai në fakt përfitoi nga një top i kthyer nga portieri i Norvegjisë, që nuk e kontrolloi atë pas një goditje nga distanca.
Norvegjezët më pas bënë përpjekje për të barazuar rezultatin, por pa sukses.
Kështu Anglia vazhdon në gjysmëfinale, ndërsa Norvegjia i jep fund Botërorit më të mirë në histori. Norvegjezët e udhëhequr nga Erling Haaland ishin befasia e këndshme e Botërorit.








